Shpërthim në Bagdad, 15 të vdekur 40 të plagosur

04.06.2016 19:58

Nga sulmet vetëvrasëse në kryeqytetin irakian Bagdad, janë vrarë 15 persona dhe 40 të tjerë janë plagosur...

Cak i sulmeve të sotme ishin një pikë kontrolli e ushtrisë, një restorant dhe dy tregje. Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në pikën e kontrollit ushtarak në Tarmijah, që është 50 kilometra në veri të Bagdadit, nga i cili u vranë tetë vetë dhe u plagosën 15 të tjerë. Tre prej të vrarëve ishin ushtarë.

Në dy sulme të ndara në tregjet në Bagdad janë vrarë pesë vetë, ndërsa nga sulmi në një restorant janë vrarë dy persona.

Këto sulme u bënë në periudhën kur forcat e sigurisë së Irakut po përpiqen ta rimarrin kontrollin ndaj qytetit Falluxha, që aktualisht është nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Derisa Ushtria e Sirisë raporton se ka depërtuar brenda në provincën Raka, pasi ka avancuar gjatë offensives së madhe të mbështetur nga Rusa kundër militantëve të Shtetit Islamik.