Maqedoni
SHKA “Tradita”: “Mos dil, s’ ke për kë voton”
24.03.2014 19:07
Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, me seli në Tetovë, përmes një konference për media...

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, me seli në Tetovë, përmes një konference për media, ka filluar fushatën sensibilizuese për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë nën moton “Mos dil, s’ke për kë voton”.
"Me bojkotimin e këtyre zgjedhjeve presidenciale, ne i tregojmë fqinjëve tanë dhe botës, se ne nuk e meritojmë një president përjashtues si deri më tani, por një president i cili është bashkues dhe përfaqëson vullnetin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, pa dallim etnie, feje apo race... Me bojkotimin e këtyre zgjedhjeve presidenciale, ne i tregojmë fqinjëve tanë dhe botës se nuk mund të jemi pafundësisht vegël e të tjerëve, por se edhe ne kemi aftësi dhe kapacitete të fuqishme intelektuale për ta udhëhequr shtetin”, deklaroi kryetari i shoqatës “Tradita”, Selam Sulejmani.
Nga kjo shoqatë u apelojnë qytetarëve që vendosshmërisht t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale 2014. (Miftar Emini, TVM2)
