Kumanovë: Ekspozitë e pavarur e nxënësit Lirim Jusufi
Në ambientet e Pallatit të Kulturës në Kumanovë, në praninë e nxënënësve, arsimtarëve dhe mysafirëve të tjerë...

Në ambientet e Pallatit të Kulturës në Kumanovë, në praninë e nxënënësve, arsimtarëve dhe mysafirëve të tjerë, u hap ekspozita e pavarur e nxënësit të vitit të dytë të gjimnazit “ Ismet Jashari “ nga Likova, Lirim Sulejmani.
Autori i ekspozitës, ndonëse në moshë shumë i ri, në foajenë e pallatit të kulturës solli 29 portrete të punuara me laps. Bëhet fjalë për një talent të rrallë , i cili afinitetin e tij e ka shfaqur qysh nga bangat e shkollës fillore, theksoi gjatë fjalës së rastit , profesori i artit figurativ , Armend Ademi.
Inspirimin për të krijuar portrete të ndryshme, e gjen në rrethin e tij por edhe tek personalitete të njohura, por nga bota e artit dhe kulturës, thotë autori i ekspozitës, Lirim Jusufi.
Me këtë ekspozitë, Lirim Jusufi , planifikon të paraqitet edhe në qytetet tjera, kurse sa i përket arsimimit të mëtejmë thotë se planifikon të studioj Artin fugurativ. (Nexhati Aqifi, TVM2)
