BDI shënon 14 vjeroin e themelimit, Ahmeti: Përvjetori, në rrethana shumë sfiduese
Bashkimit Demokratik për Integrim, sot shënon përvjetorin e 14-të të themelimit...

Bashkimit Demokratik për Integrim, sot shënon përvjetorin e 14-të të themelimit. Me këtë rast, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti, përmes një kumtese ka uruar anëtarët dhe simpatizuesit e BDI-së.
“Përvjetori jonë i 14 vjen në rrethana shumë sfiduese për të na përkujtuar që na mbetet edhe shumë punë para nesh, të cilën përsëri do ta realizojmë bashkë, prandaj ftoj çdo anëtar dhe bashkëpunëtor që të punojë me përkushtimin më të madh në realizimin e orientimeve tona kombëtare, synimeve integruese si dhe ne drejtim të zbatimit të përcaktimeve tona programore në dobi të qytetarëve.”- thuhet në kumtesën e BDI-së.
Duke e përmbledhur vepriminë katërmbëthejtë vjecare, kreu i kësaj partie thotë se partia e tij është ballafaquar me sukses me sfida të shumta, ndërsa ka arritë të shënojë edhe shumë përparime në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
“BDI ka promovuar vlera shtettformuese pavarësisht dallimeve që janë prezente tek bashkëqytetarët tanë të cilët akoma nuk e shohin procesin konsensual si të pashmangshëm por edhe përfitues për vendin”- shkruhet në kumtesën e BDI-së, duke veçuar angazhimin për ngritje të cilësisë së arsimit, hapjen të universiteteve, shkollave të mesme dhe fillore, avancimin e qeverisjes lokale por edhe promovimin e dialogut, kompromisit dhe mirëkuptimit.
BDI konsideron se gjatë kësaj periudhe ka ndërtuar dialog konstruktiv dhe bashkëpunues me Brukselin dhe Vashingtonin, duke u prirë reformave dhe duke vepruar me guxim dhe vizion në momente vendimtare.
“Bashkë dhe me përkushtim do ta vijojmë rrugëtimin, misionin dhe idealin tonë për të mirën e përgjithshme duke mos rreshtur për asnjë çast në përpjekjet tona për të realizuar qëllimet e përbashkëta.”-thuhet në kumtesën e BDI-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
