VMRO – LSDM, akuza të ndërsjella për krizën politike

05.06.2016 19:29

VMRO DPMNE dhe LSDM, në garë akuzash për korrupcion dhe falje...

Përderisa LSDM kërkon tërheqjen e vendimit të presidentit Ivanov për të gjithë të aboluarit, VMRO ka riaktualizuar abolimin e kreut të LSDM-së Zaoran Zaev, nga ana e ish presidentit Branko Cërvenkovski.

Veç kësaj VMRO ka akuzura LSDM-në dhe Sorosin se me protestat e përditshme po thellojnë krizën në Maqedoni. Vllatko Gjorcev tha se VMRO nuk do të lejojë që fati i Maqedonisë të varet vetëm nga vullneti i LSDM-së dhe Sorosit. Ai madje paralajmëroi pako reformash në media dhe gjyqsor në harmoni me rekomandimet e KE-së dhe Pribesë.

“VMRO DPMNE nuk do të presë dhe ta lë fatin e shtetit të varet vetëm dhe ekskluzivisht nga vullneti i mirë i Zoran Zaevit dhe strukturave të Sorosit. Vazhdojmë me tempo të njejtë të punojmë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe realizimin e projekteve që ua premtuam qytetarëve. Në ditët në vijim VMRO DPMNE do të ofrojë pako me reforma kyçe në fushën e mediave dhe gjyqsorit, në harmoni me rekomandimet e KE-së dhe Raportin e Pribesë, ndërsa opinion do të informohet në kohë.” – tha Vllatko Gjorçev nga VMRO DPMNE.

Paralajmërimi për reforma vjen menjëherë pas paralajmërimeve të “Revolucionit të larmë” për plan për dalje nga kriza dhe para protestës së madhe të paralajmëruar për ditën e hënë.

Mirëpo, opozita maqedonase vlerëson se reforma nuk mund të bëjnë ata që e krijuan krizën e përgjithshëme në vend.  

“Reforma me Nikolla Gruevskin, hartuesin e krizës shtetërore, ekonomike dhe politike nuk janë të mundura. Zgjidhje për dalje nga kriza politike që e krijoi Gruevski është e mundur vetëm me anulimin e të gjitha abolimeve dhe zbatimin e shpejtë të zgjedhjeve korrekte, demokratike dhe të besueshme.”- thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ndërkaq, mediat spekulojnë se Prokuroria Publike Speciale, të hënën do të parqesë rast të ri, ku, siç thuhet, ka tre politikanë të dyshuar për krim. (Shpëtim Nuredini, TVM2)