Konferencë për rreziqet juridike dhe sfidat në përmbarimin
Konferenca ndërkombëtare me temë "Rreziqet aktuale juridike dhe sfidat në përmbarimin" do të mbahet sot në Shkup në kuadër të shënimit të jubileut 10-vjeçar të Odës së përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë...

Para pjesëmarrësve të Konferencës fjalim do të mbajë kryetari i Unionit ndërkombëtar të përmbaruesve gjyqësorë, Fransoa Andro për "Kodeksin global të përmbarimit". Këshilltarja shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, Radica Llazarevska Gerovska do të flasë për "Doracak/manual për/ndaj praktikave të mira në përmbarimin CEPEZH", ndësa për "Ndryshimet kyçe në Ligjin e ri për përmbarim", do të mbajë fjalim prof.dr. Arsen Janevski nga Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë".
Sipas programit për "Rreziqet juridike aktuale dhe sfidat në përmbarim", fjalime të tyre do të kenë kryetarët e odave të përmbaruesve të Kosovës, Emine Sherifi Lubeniqi, të Shqipërisë Tedi Malaveci, të Serbisë Aleksandra Trashnjev dhe i Malit të Zi, Ivan Petroviq.
Oda e përmbaruesve e Republikës së Maqedonisë dje me këtë rast mbajti akademi solemne në Muzeun e e Luftës së Maqeodnisë në Shkup.
