Trajanov, deri në fund të muajit qeveri ekspertësh, Gjorçev, qeveri teknike vetëm 100 ditë para zgjedhjeve
Lidhja Demokratike e Maqedonisë propozon që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore dhe këtë ide kërkon ta mbështesin të gjitha partit politike si dhe protestuesit e revulucionit laraman....

Poashtu kryetrai i kësaj partie deklaroi se deri në fund të këtij muaji duhet të formohet qeveri e re e ekspertëve apo qeveri e reformave.
“Propozojmë që qeveria e re e ekspertëve apo qeveria e reformave që duhet të formohet deri në fund të këtij muaji, krahas aktiviteteve tjera reformuese që do ti ketë propozojmë një nga temat të jetë ndryshimi i kodit zgjedhorë dhe në këtë drejtim propozojmë të mbetet modeli zgjehdor proporcional por në vend të gjashtë njësive zgjehdore, Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore” – tha Pavle Trajanov nga LDM.
Nga VMRO-DPMNE thonë se do të formophet qeveri teknike vetëm 100 dit para zgjedhjeve.
“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë do të formohet qeveri teknike atëherë kur do të kemi marrveshje për datën e zgjedhjeve, përkatësisht 100 dit para zgjedhjeve” – deklaroi Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE.
Poashtu Lidhja Demokratike propozon që komisionet zgjedhore të përbëhen nga ekspert dhe jo nga përfaqësues të partive politike, të mendohet për votim elektronik dhe përpunim të plotë të regjistrit zgjedhor.
Njëherit Trajanov tha se partia e tij mbështet punën e prokurorisë special dhe protestat e revulucionit laraman. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
