Raporti i fundit nga fondi shëndetësor, “enalapril” dhe “diazepam” ilaçet më të përdorura
Çdo i dyti person ne Maqedoni perdor “diazepam”, ndërsa edhe më i madh është numri i atyre që përdorin “enalapril”, bën të ditur Fondi I Sigurimit Shëndetësorë...

Sipas raportit të fundit të përpiluar nga ky fond për vitin e kaluar, për “enalapril” që bën pjesë në grupin e barërave kardiologjike , janë dhënë 1,95 milionë receta, ndërsa mbi një milionë arrin edhe numri i receptave për diazepam.
Edhe qytetarët e anketuar thonë se përdorin diazepam dhe barëra tjera për qetësim ose për sëmundjet kardiovaskulare.
“Pi diazepam për qetsim, përdori edhe ilaçe për kokën, duhet njëher me i shkru te mjeku pastaj me i marrë se skena mundësi ndryshe.
A i merr çdoher me rekomanim të mjekut?
"PO Po.”
Diazepam a përdorni shpesh?
"PO".
A e merrni me rekomandim të mjekut?
“Po”.
“Jo për qetsim jo veç për zemër” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Por gjithsesi ka edhe qytetarë që nuk përdorin barëra, e sidomos jo për qetësim.
“Jo ska nevoj, derisa të jemë duke lexuar nuk ka nevojë për barëra qetësues".
“Jo nuk përdor barëra qetsues, nuk përdor kurfar barërash përveç B1 vitamina, kalcium, magnesium që i zëvendëson ilaçet dhe mund më leht të flemë” – u shprehën disa qytetarë të tjerë.
Sa i përket përdorimit të barërave në raportin e fondit shëndetësorë thuhet se ilaçi për të cilin më së shumti ka ndarë mjete fondi në vitin 2015, është “atorvastatin” që bën pjesë në grupin e ilaçeve kardiologjike, edhe për atë janë ndarë 120,4 miljon denar, apo rreth 2 miljon euro.
Vitin e kaluar gjithsejt janë realizuar 21,1 miljon receta për të cilat fondi shëndetësorë ka ndarë 2,3 miljard denarë apo 39,4 miljon euro.
Krahasuar me vitin 2008 numri i recetave është rritur për 105,5%, ndërsa mjetet e harxhuara nga fondi janë rritur për 84%, thuhet në raportin e fondit shëndetësorë. (Gyltene Sinani, TVM2)
