Seanca gjyqësore, “Lagja e Trimave”, në bankën e të akuzuarve

06.06.2016 10:32

Pas një muaji anulimesh, sot vazhdon seanca gjyqësore për të akuzuarit në aksionin policor Lagja e trimave...

Kjo seance për "Lagjen e Trimave" duhej të mbahej që javën e kaluar, por sërish u anulua për arsye shum banale.

Derisa Avokatët thane se nuk u lejuan të futen në gjykatë, prokurorja deklaroi se seanca u anulua për shkak të mungesës së avokatëve.

Poashtu Gjykata Themelore Shkupi 1 akuzon Gjykatën Supreme për mos respektim të vendimit të Qeverisë që seancat për Kumanovën të zhvillohet në hapësirat e Gjykatës Supreme.

Sipas informacioneve merret vesh që sot policia gjyqësore do të kujdeset për hyrjen  dhe praninë e avokatëve mbrojtës  dhe të gazetarëve në sallën ku do të mbahet seanca gjyqësore.

Të gjitha problemet lidhur me anulimin e seancave për ngjarjet e kumanovës me 9 dhe 10 maj filluan nga moment që solli vendim që me këtë lëndë ta bashkojë procedurën me rastin "Vetëtima", gjegjësisht me anëtarët e logjistikës, të cilët u arrestuan para disa muajve.

Për ngjarjet nga "Lagjja e Trimave" janë akuzuar 29 persona, ndërsa si anëtarë të logjistikës tetë persona.