Ditë e rëndësishme për politikën shqipëtare, takohen Rama dhe Basha
06.06.2016 13:13
Kryeministri i Shqiperise Edi Rama pritet të takojë kreun e opozitës, Lulzim Basha...

Takimi mes tyre pritet të mbahet në orën 17.00 të pasdites së sotme në Pallatin e Kongreseve, ku kryetemë do të jetë reforma në drejtësi, ndërsa nuk përjashtohet edhe diskutimi për çështje të tjera të politikës që kërkojnë avancim.
Mësohet se Rama do të shoqërohet në takim nga kreu i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe kreu i komisionit për reformën zgjedhore, Bashkim Fino.
Ndërkohë kryedemokrati Lulzim Basha do të shoqërohet nga nënkryetari i reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi.
Detajet e takimit po organizohen nga stafi i Kryeministrisë dhe ai i Partisë Demokratike në koordinim me njeri tjetrin.
