Tragjedi në Turqi, rrëzohet autobusi me nxënës, 14 të vdekur
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Turqinë jugore kur autobusi me të cilin udhëtonin ata gjatë një ekskursioni ra prej një ure në një lum....

Autobusi kthehej nga një udhëtim në zonën e famshme arkeologjike, Karatepe, në afërsi të qytetit Osmanije kur ra në lum. 6 nga 14 viktimat raportohet të kenë qenë nxënës të shkollave të mesme, ndërsa 24 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ky aksident.
“Autobusi u përplas me një taksi, një veturë tjetër, e më pas u përmbys në afërsi të digës Hasantash dhe përfundoi në fund të shtratit të lumit.”- deklaroi prefekti i Komunës, Osmanye Kerem Al.
Hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur. Aksidentet nuk janë të rralla në Turqi, ku në shumë vende infrastruktura rrugore lë shumë për të dëshiruar. Aksidente të shpeshta ndodhin edhe për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga shoferët. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
