Jordani, sulm ndaj Selisë së shërbimeve sekrete, pesë të vrarë

06.06.2016 14:33

Një sulm terrorist në ditën e parë të muajit Ramazan ka lënë pesë jordanezë të vdekur, përfshi tre oficerë ushtarakë, në periferinë veriore të kryeqytetit Aman...

Bëhet fjalë për një sulm të armatosur ndaj zyrave të Shërbimeve të Përgjithshme të Inteligjencës në Veri të Amanit.

Një roje jashtë ndërtesës, një punonjës zyre dhe tre oficerë jordanezë kanë mbetur të vdekur nga ky sulm. Zyrat e “GIS” pranë kampit të refugjatëve të “Baqaa”-së u shënjestruan nga një sulm terrorist vetëm pak përpara orës shtatë të mëngjesit.

Shërbimet e sigurisë janë vënë në ndjekje të agresorëve, ndërsa po hetojnë edhe rrethanat e sulmit.