Maqedoni

Pendarovski fillon fushatën në Shkup

24.03.2014 19:14

Në kongresin e 17 partiak, LSDM i ka konfirmuar mbrëmë listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare...

Në kongresin e 17 partiak, LSDM i ka konfirmuar mbrëmë listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
 
Bartës i listës së social-demokratëve në njësinë e parë zgjedhore është Renata Deskovska, në të dytën Petre Shilegov, në njësinë e tretë Marjanço Nikollov, në të katërtën Hari Lokvenec, në të pestën Vasko Kovaçevski dhe në njësinë e gjashtë Stojko Paunovski.
 
LSDM në këto zgjedhje do të garojë me emra të rinj, deklaroi kreu i kësaj partie, Zoran Zaev.
 
“Nga deputetët aktual përafërsisht janë përfshirë gjashtë persona, ndërsa nga Këshilli Drejtues i Partisë si organ më i lartë, kemi vetëm tre. Shkojmë me qasje që do të thotë kredibilitet absolut i personave i krijuar nga vet ata, para bashkëqytetarëve i konfirmuar në anketa me 7 mijë e 500 qytetarë të anketuar”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Poashtu në zgjedhjet presidenciale, LSDM garon me profesorin universitar, Stevo Pendarovski, i cili fushatën e fillon sot në Shkup. (Gyltene Sinani, TVM2)