OH “Hilal” filloi aktivitetet e muajit të Ramazanit, 500 pako familjeve skamnore të Shkupit

06.06.2016 14:39

Si çdo vit, edhe sivjet Organizata humanitare “Hilal”, që vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, ka filluar me aktivitetet për muajin e Ramazanit...

Myftinia e Shkupit nga organizata humanitare “Hilal” ka bërë pranimin e 500 pakove me produkte ushqimore për t’ua shpërndarë familjeve skamnore të qytetit të Shkupit.

“Mbulojmë diku rreth 10 mijë familje në Maqedoni. Këtu jemi në depon e OH “Hilal”, ku këtu kemi afër 10 mijë pako, disa prej tyre i kemi shpërndarë nëpër destinacione të caktuara dhe presim të zhvillojmë aksionet e radhës. Shpërndarja e pakove bëhet me një transparentë të veçantë, ku çdo pako do të shkojë në adresën e duhur dhe të caktuar, aty ku është nevoja.”- deklaroi kryetari i OH “Hilal”, Mustafa Dauti.

“Ky është muaji i begatisë. Në mesin tonë gjenden njerëzit të cilët kanë nevojë për një ndihmë të këtillë, për një begati të këtillë dhe me këtë rast konkret kjo organizatë është duke ju dalë në ndihmë, dhe vetëm për Shkup janë ndarë rreth 500 pako dhe ata mezi që i presin këta ndihma, se dihet nevoja e jetës e kërkon këtë.”- tha  myftiniu i Shkupit, Rexhexp Jusufi.

Nga Organizata humanitare “Hilal” bëjnë të ditur se në program kanë gjithsej 25 aksione të tilla për shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore, mjete higjienike dhe shtrimin e iftareve. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)