Maqedoni
Ahmeti uron besimtarët për muajin e Ramazanit
06.06.2016 15:23
Lideri I BDI-së Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët për filllimin e muajit të Ramazanit.

“Më lejoni që në emër të të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’i uroj të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e muajit të sakrificës dhe reflektimit, muajin e madhërishëm të Ramazanit. Ky muaj i bekuar, është një shanc për të reflektuar dhe për të vlerësuar gjërat që janë më të rëndësishme në jetën tonë, besimi, familja, miqtë dhe shoqëria, dhe na kujton vlerat e paqes, dashurisë,drejtësisë, sakrificës, solidaritetit dhe bamirësisë.Uroj që ditët në vijim të festës së Ramazanit të na mbajnë edhe më afër këtyre vlerave si dhe të janë ditë gëzimi dhe lumturie familjare dhe ndërnjerëzore. Ju uroj Ramazan të lehtë, lutje dhe agjërim të pranuar”, thuhet në telegram urimin e kreut të BDI-së Ali Ahameti.
