Maqedoni
Thaçi uron besimtarët për muajin e Ramazanit
06.06.2016 15:25
Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ka uruar besimtarët për filllimin e muajit të Ramazanit...

“Uroj që agjërimi, lutjet dhe të gjitha ibadetet tuaja gjatë muajit të Ramazanit të jenë të pranuara, si dhe që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’ju uroj shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë në muajin e Ramazanit”, thuhet në telegram urimin e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi.
