Maqedoni

RDK uron besimtarët për muajin e Ramazanit

06.06.2016 15:32

RDK përmes një telegrami , ka uruar besimtarët për filllimin e muajit të Ramazanit...

“Sot filluam me muajin e bekuar të Ramazanit. Ky muaj i adhurimit, mëshirës dhe pendimit, na mundëson që të dëshmojmë përkushtimin tonë për pastërti shpirtërore, humanitet, solidaritet, ndershmëri, tolerancë dhe dashuri. Le të jetë ky muaj një intervenim hyjnor që do të largojë barrën tuaj, ndriçoj errësirën, dhe lehtësoj dhembjen tuaj që mund të ndjeni në këtë moment. Le të na shërbejë ky muaj si një inspirim për sinqeritet, mirëkuptim dhe dashuri mes njëri-tjetrit duke u ngritur mbi bindjet tona personale për një ide më madhore. Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare, ju urojmë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe pranim të lutjeve tuaja”, thuhet në urimin e RDK-së.