Maqedoni
"UNITETI" uron besimtarët për muajin e Ramazanit
06.06.2016 15:33
Partia Uniteti ua uron muajin e bekuar të Ramazanit, muajin e solidaritetit dhe paqës, muajin e sakrifices dhe humanitetit...

“Vlerat e muajit të Ramazanit janë të mëdha e të panumërta. Agjerimi thërret në solidaritet mes njerëzve, prandaj, të solidarizohemi me të varfërit sepse para të madhërishmit të gjithe jemi të njejtë, pa dallim feje, kombi, race, gjinie apo moshe. Këtë muaj të bekuar t’a shoqërojme me vepra dhe fjale të mira, duke u solidarizuar me ata që kanë nevojë.
Ju urojme nga zemra që ky muaj të kalojë në atmosferë të paqes, tolerances dhe solidaritetit. Zoti i madherishem ua pranoftë agjërimin dhe të gjitha veprat e adhurimit ndaj Tij gjatë këtij muaji të shenjtë e të bekuar”, thuhet në urim.
