Golden State shkatërron Cleveland dhe avancon me 2-0
Golden State shfrytëzon në maksimum faktorin fushë, duke i fituar të dyja finalet e para të play off-it për titullin kampion në NBA...
Kampionët në fuqi të NBA-së fituan 110-77 ndaj Cleveland, në një ndeshje të dominuar totalisht nga Warriors, që i dhanë një leksion të mirë miqve.
Duket se për LeBron me shokë fitimi i titullit kampion me Cavaliers do të mbetet sërish një ëndërr, pasi ndaj Warriors e kanë të pamundur të fitojnë.
Gjithsesi, dy takimet e radhës do të luhen në fushën e Cleveland, me shpresën që të rihapë kualifikimin. Cleveland rezistoi vetëm periodën e parë, ku rivalizuan, pasi më tej ndeshja ishte një dominim i Warriors, që fitoi me 33 pikë diferenrë.
Shumë për një finale për titullin kampion, çka tregon se mes dy ekipeve nuk pati rivalitet. James realizoi 19 pikë, i vetmuar në fushë dhe i pambështetur nga pjesa tjetër e skuadrës (Jeffereson 12 e Irving 10).
Miqtë dështuan sërish edhe me lojtarët e stolit, që realizuan vetëm 30 pikë. Për Golden State diferencën në fushë e bëri Green me 28 pikë, më i miri në fushë, ndërsa Curry realizoi 18 pikë e Thompson 17, një treshe që nuk e lëshoi për asnjë momentin lojën.
Ndërsa stoli i Warriors realizoi 40 pikë, duke u konfirmuar vendimtar në moment të caktuara. Diferencën e bënë edhe topat në tabelë, me Golden State që realizoi 46 rebaund karshi 34 të miqve. Tani dy ditë pushim dhe finalet do të spostohen në Lindje, në fushën e Cleveland.