Botë

Dialogu Prishtinë-Beograd, Vuçiq: Zgjidhje të pranueshme për të dyja palët

06.06.2016 16:18

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se Serbia është e përcaktuar që në dialogun me Prishtinën të arrihen marrëveshje të pranueshme për të dyja palët...

Por, kjo marrëveshje duhet të arrihet vetëm me kusht të ruajtjes së plotë të interesave kombëtare e shtetërore, ka deklaruar ai.

Vuçiq dhe drejtoresha e Departamentit për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në shërbimin e Politikës së Jashtme të BE-së, Angelina Eichhorst, diskutuan sot zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe theksuan se është me rëndësi të vazhdohet dialogu midis Beogradit e Prishtinës.