Maqedoni

Diabetikët paralajmërojnë protesta, kërkojnë insulinë cilësore dhe në çdo kohë

06.06.2016 16:33

Shoqatat e diabetikëve dhe prindërit e fëmijëve që vuajnë nga diabeti kërkojnë kushte dhe metoda të reja...

Shoqatat e diabetikëve dhe prindërit e fëmijëve që vuajnë nga diabeti kërkojnë kushte dhe metoda të reja të kurimit të kësaj sëmundje në Maqedoni, pasi që mënyra e deritanishme u krijon vështirësi të shumta.
 
Ata thonë se çdo muaj vërejnë mungesë të madhe të insulinave, u jepen gjilpëra me cilësi të dobët, ndërsa pajisjet me të cilat masin sheqerin në gjak në shumicën e rasteve janë të prishura, thonë ata.                                                                                 
“Në Maqedoni problem kryesor mbetet mungesa e theksuar e insulinës. Shpërndarja e insulinës që bëhet në fund të muajit për muajin tjetër po shpenzohet që ditët e para të muajit dhe në rast se shkoni më datën 5, 6 ose 7 ju nuk mund të gjeni një numër të madh të insulinave dhe kjo paraqet problem shumë të madh për ne.”- deklaroi kryetari i “Ballans Mk”, Cvete Serafimovski.
 
“A ka dëgjuar ndonjëherë Komisioni Nacional për Diabet për insulinë që jepet me dozë në njësi prej 0.5 për qind insulinë dhe a e din çfarë do të thotë 0.5% insulinë për një fëmijë 20 kilogramësh? Insulina të tilla fatkeqësisht nuk ka në Maqedoni.”- tha prindi i një fëmije katërvjeçar me diabet, Natasha Despotovksa.
 
Shoqatat e diabetikëve kërkojnë nga autoritet shëndetësore furnizim të tërësishëm dhe në kohë të insulinave, kërkojnë insulinë më cilësore që do të ndërprenë shpuarjet e shumta dhe gjatë përzgjedhjes së insulinave të mos jetë kusht kryesor çmimi, por cilësia e insulinave. Në rast se nuk plotësohen këto kushte, ata paralajmëruan protesta para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë.
 
REXHEP QAMILI