Maqedoni
Administrata Gjyqësore, sot dhe nesër greva brenda gjykatave
06.06.2016 16:59
Administrata gjyqësore ka shtyrë për të mërkurën radikalizimin e grevës së saj...

Sot dhe nesër greva mbahet brenda ambienteve të gjykatave, por gjithsesi administrata nuk ka pranuar asnjë lëndë.
Nga Këshilli grevist thonë se të mërkurën do të protestohet sërish para Ministrisë së Drejtësisë për t’i përkujtuar kompetentët për kërkesat e tyre për rritjen e shtesave të pagave prej 35% dhe ndryshimin e Ligjit për Administratë Gjyqësore.
Të premten nga Administrata paralajmëruan se nëse autoritetet vazhdojnë t’i injorojnë kërkesat e tyre, Administrata Gjyqësore nuk hedh poshtë as grevën e urisë.
