Show Biz

Jay Z gënjen për moshën?

25.03.2014 16:54

Çfarë moshe ka në të vërtetë burri i Beyonces?

Çfarë moshe ka në të vërtetë burri i Beyonces?
 
Zyrtarisht, ose te paktën ashtu si thotë Wikipedia, Jay Z është 44 vjeç, por sipas njërit prej shokëve te tij, ai është më i madhe sesa të tjerët mendojnë.
 
Prezantuesi i radios Troi Torain ka thënë kohët e fundit se ka të njëjtën moshë me reperin. “Nuk dua ta demaskoj, sepse ai nuk e thotë në publik, por Jay dhe unë kemi të njëjtën moshë. Në maj unë mbush 50. Mediat thonë se ai është 44 vjeç, por në fakt kjo është gënjeshtër.”
 
Nëse Troi thotë te vërtetën, Jay Z apo Shawan Carter siç e quajnë në të vërtetë, është plot 18 vjet më i madh se gruaja e tij Beyonce, e cila është 32 vjeç.