Kriza politike, Ahmeti në takim me ambasadorët Bejli dhe Orav
Shtimi i interesimit të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës vërehet jo vetëm në deklaratat e tyre, por edhe në shtimin e takimeve me liderët politik...

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, dhe ai i BE-së, Aivo Orav, pritën sot në ambasadën e ShBA-ve në Shkup liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Takimi u mbajt larg syve të mediave dhe në fund të tij BDI lëshoi një njoftim me shkrim, në të cilin thuhet se në takim është diskutuar për krizën politike dhe mënyrat për tejkalimin e saj.
Lideri i BDI-së ka kërkuar tërheqjen e plotë dhe pa asnjë vonesë të faljeve nga ana e presidentit Ivanov.
Gjithashtu - siç thuhet në kumtesë - Ahmeti ka theksuar nevojën imediate që Komisioni Shtetëror Zgjedhor ta bëjë punën e vet me përpikëri, në përputhje me ligjin dhe pa obstruksione të ndërsjella.
Duke folur për reformat, lideri i BDI-së ripërsëriti që Marrëveshja e Përzhinës funksionon, ndërsa obligimet ligjore që rrjedhin nga kjo marrëveshje duhet të miratohen me konsensus të gjerë.
