Maqedoni

“Revolucioni laraman”, plane dhe afate konkrete për daljen nga kriza

06.06.2016 18:22

“Revolucioni i larmë” radikalizon protestën e tij me plane dhe afate konkrete për dalje nga kriza...

Në 5 vjetorin e vrasjes së Martin Neshkovskit, nga “Protestoj” thonë se 6 qershori është data kulmore e përkujtimit të brutalitetit dhe aftësisë së pushtetit për të fshehur vrasjet.
 
"Tashmë janë mbushur dy muaj protestash të pandërprera për liri, drejtësi dhe barazi. Fitorja jonë e parë ishte anulimi i zgjedhjeve kriminale që duhej të mbaheshin më 5 qershor.  Tashmë 2 javë jemi duke protestuar edhe kundër abolimit të kriminelëve nga pushteti. Pikërisht ata kriminelë nuk duan që të tërhiqen në mënyrë të qetë dhe të gjykohen për krimet e tyre. Deri më tani i dhamë mjaft kohë. Ka ardhur ora që t`i japim fund kësaj krize”, thonë nga Revolucioni i Larmë.