Maqedoni

Aksioni policor “Erasmus”, një i arrestuar, edhe shtatë të dyshuar për mitmarrje

06.06.2016 18:26

Një profesor është arrestuar dhe shtatë të tjerë janë të dyshuarit në aksionin të cilin MPB e realizoi nën emrin “Erasmus"...

Një profesor është arrestuar dhe shtatë të tjerë janë të dyshuarit në aksionin të cilin MPB e realizoi nën emrin “Erasmus” dhe i cili prej sot në mëngjes po zhvillohet në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

Sipas informatave fillestare dhe ende jozyrtare, gjashtë nga të dyshuarit janë profesorë që kanë qenë të punësuar në fakultet, ndërsa dy persona llogariten si ndihmës.

Siç njoftuam më herët, deri në këtë çast është arrestuar vetëm një person, profesori, Bobek Shuklev. Shtatë personat e tjerë akoma po kërkohen.

Jozyrtarisht flitet se në mesin e personave që janë në kërkim gjendet edhe një anëtar i AShAM-it.

Këta persona dyshohen për pranim dhe dhënie të mitos, ndërmjetësim të paligjshëm, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vepra tjera korruptive.