Botë

Stuhitë në Australi, regjsitrohen tre viktima, dhjetëra shpallen të humbur

06.06.2016 19:51

Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur në Australi, për shkak të stuhive...

Erërat e forta kanë krijuar dallgë të fuqishme të cilat kanë vërshuar drejt bregut duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Autoritetet kanë dërguar forca të shumta sigurie në vendin e ngjarjes teksa kanë bërë thirrje qe qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilentë.
 
Si pasojë e stuhive në Australi, tre persona kanë humbur jetën ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur. Si pasojë e erërave të forta, dallgët e fuqishme kanë vërshuar drejt bregut duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Situata më problematike paraqiten në Uellsin e Ri Jugor, në Viktoria si dhe në Tazmani.
 
Qeveria ka dërguar forca të shumta sigurie në vendin e ngjarjes, të cilët kanë nisur menjëherë operacione kërkim-shpëtimi. Autoritetet kanë këshilluar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilentë, teksa më të rrezikuarit janë personat e moshuar, të cilët mund të mos kenë mundësi që të reagojnë në kohë.
 
Përveç dëmeve në njerëz, në Australi janë regjistruar edhe humbje të mëdha në infrastrukturë. Si pasojë e erozionit, shumë shtëpi me vlerë miliona dollarë janë shkatërruar, ose rrezikojnë të shemben shumë shpejt. Vetëm në Uellsin e Ri Jugor kompanitë e sigurimit kanë deklaruar se dëmtimet e pronave private përllogariten të kenë kapur shifrën e 28 milionë dollarëve. Përvec pronave private, nëAustrali janë dëmtuar edhe rrugë, spitale, shkolla si dhe institucione të tjera.