Maqedoni

Ivanov tërheq të gjitha vendimet për falje

06.06.2016 20:16

Presidenti Ivanov vendosi të anulojë edhe vendimet e tjera për falje të cilat I solli më 12 prill...

"Kaluan dhjetë ditë pasi e solla vendimin për anulimin e vendimeve për falje lirimin nga përndjekja pa zbatimin e procedurës për gjithsej njëzetë e dy persona të eksponuar politik. Që atëherë, të gjithë personat e tjerë, në pajtim me ndryshimet ligjore, patën mundësi të shtrojnë kërkesa personale për anulimin e vendimeve të tyre për falje. Megjithatë, edhe krahas paralajmërimeve deklarative të një pjese tëj tyre në opinion se do ta bëjnë atë, deri më tani asnjë prej personave të falur nuk ka shtruar kërkesë për anulimin e vendimeve për faljen e tyre", thotë Ivanov në deklaratën me shkrim. 
 
Në këto dhjetë ditë, shton presidenti Ivanov, ishim dëshmitarë të interpretimeve të ndryshme për këtë vendim të skenës politike të polarizuar dhe përpjekjeve që të fitohen pikë të vogla politike ditore përmes vendimit,  për të cilin si edhe atëherë, ashtu edhe tani jam i bindur se do të kontribuoj për pajtim nacional dhe do të ofrojë dalje nga kriza politike në Republikën e Maqedonisë.
 
"Për këtë, sot solla vendim t'i anuloj edhe vendimet e tjera për falje të cilat i solla më 12 prill. Në fund, edhe një herë do të përkujtoj se për dallim prej 12 prillit, sot kemi realitet të ri në Maqedoni. Në kushte të kanosjeve të jashtme dhe rreziqeve të sigurisë, kemi institucione funksionale, të cilat mund të ballafaqohen me sfida", thekson presidenti i Maqedonisë në deklaratën me shkrim. 
 
Paraprakisht Ivanovi, tërhoqi faljen për 22 politikanëve, në mesin e të cilëve janë Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska e Sasho Mijallkov.
 
Tani, falja është tërhequr edhe për 33 personat e mbetur në listë. Edhe abolimi edhe anulimi selectiv më pas I faljeve të  22 politikanëve, shkaktuan një varg reagimesh negative nga bashkësia ndërkombëtare dhe u interpretuan si thellim plotësues i krizës.