Life Style

Stresi redukton shancet për të mbetur shtatzënë

25.03.2014 16:57

Stresi është ndër armiqtë më të mëdhenj për femrat të cilat përpiqen prej kohësh për të mbetur shtatzënë...

Stresi  është ndër armiqtë më të mëdhenj për femrat të cilat përpiqen prej kohësh për të mbetur shtatzënë. Faktori stres dyfishon shancet për të mos mbetur shtatzënë thonë studiuesit amerikanë.
 
Më konkretisht konkluzioni zbulohet nga një studim i Courtney Denning-Johnson Lynch, që përfaqëson universitetin e shtetit të Ohajos “Wexner Medical Center”.
 
Ekspertët morën në ekzaminim të vazhdueshëm rreth 500 femra të moshave të variueshme, të cilat po përpiqeshin për t’u bërë nëna. U vërejt rregullisht përqendrimi në gjak i hormonit të stresit “alfa-amilasi”. Shkencëtarët panë se se femrat që e kishin në nivele të larta të pranishëm në gjak këtë hormon, kishin mundësi më të ulëta për të mbetur shtatzënë.