Maqedoni
“Revolucioni laraman”, ultimatum qeverisë 6 kërkesat tona të plotësohen deri më 18 qershor
06.06.2016 21:24
Qeveria ishte edhe një herë targeti i radhës i “Revolucionit të larmë”...

Protesuesit me ultimatum prej 6 pikash drejtuar ekzekutivit dhe me një afat të qartë për realizimin ekëtyre pikave.
Deri më 18 qershor qeveria duhet të pranojë kërkesat e protestuesve . Kërkesa e parë është që Gjykata Kushtetuese duhet të deklarohet reth kushtetueshmërisë së prokurorisë speciale publike e cila sipas protestuesve, ëhstë nën rrezik që të shpallet si antikushtetuese.
Kërkesa e dytë është të ndalohet cdo lloj përndjekjeje kundër protestuesve, të lirohen të gjithë ata që janë në paraburgim dhe të tërhiqen të gjitha paditë e ngritura nga MPB.
Luftëtarët tanë rrinë burgjeve më shumë se një muaj dhe kjo duhet të përfundojë thonë nga Revolucioni laraman.
Kërkesa e tretë është dorëheqja e qeverisë VMRO-BDI dhe formimi I një qeverie kalimtare, kërkesa e katërt ëhstë formimi I një sektori të vecantë pranë gjykatës penale që do të merret me të gjitha rastet që do të hetohen nga Prokuroria Speciale. Kërkesa e pestë është pjesmarrja e patjetërsueshme e qytetarëve në zgjidhjen e krizës politike. kërkesa e gjashtë ëhstë dorëheqja e presidentit Ivanov.
“Erdhi dita që të themi mjaft më. Prej sot ndryshojmë edhe formën e protestave. Prej sot do të na shohin cdo ditë me forma të ndryshme të protestave, gjithnjë e më të fortë, protestat do të radikalozohen me qëllim të përmbushjes së kërkesave tona. Të mërkurën do të bllokojmë qarkullimin në Shkup për të treguar se sin ë të vërtetë jetojmë ne sepse ne jetojmë në një shtet të bllokuar”, thonë nga “Protestoj”.
Protestuesit sot nderuan edhe Martin Neshkovskin dhe sic thanë të gjitha viktimat e tjera të këtij regjimi.
BESIM ABDULLAI
