Kriza politike, diplomati Hajndell, zbarkon në Shkup

07.06.2016 09:23

Diplomati gjerman, Johanes Hajndëll, pritet që sot të zbarkojë për vizitë në Shkup...

Sipas paralajmërimeve, ai pritet të arrij në Shkup për të realizuar  takime me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos.

Nuk përjashtohet mundësia që Hajndëll të tentoj t’i ulë 4 liderët e 4 partive më të mëdha nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, në takim të përbashkët,  për të diskutuar dhe për tu marrë vesh për pikat të cilat janë jetësore për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Siç informojnë nga Ambasada gjermane, Hajndëll, gjatë vizitës dyditore në Maqedoni do të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, ndërsa janë paraparë edhe biseda me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me kryeministrin Emill Dimitriev, me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe me prokuroren speciale Katica Janeva.

Sipas paralajmërimit, i dërguari i posaçëm i ministrit gjerman të Punëve të Jashtme Frank Valter Shtajnmaer për Maqedoninë, nesër duhet të japë deklaratë për mediat. Kjo do të jetë vizita e tretë e Hajndëllit në Maqedoni gjatë 30 ditëve të fundit. Më 12 maj ai kishte takime me liderët e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, LSDM-së Zoran Zaev, BDI-së Ali Ahmeti dhe PDSH-së Menduh Thaçi, ndërsa gjatë vizitës së dytë më 20 maj, krahas me krerët partiakë, bisedoi edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski.

Nje dite para vizites se diplomatit gjeman ne Shkup,  ambasadorja franceze Lorens Oer , kërkon që politikanët të mendojnë më seriozisht për zgjidhjen e krizës politike.

Edhe BE edhe NATO janë të shqetësuara për vendin tuaj tha Oer sipas së cilës edhe rikthimi në Shkup i ndërmjetësit gjerman Hajndell, është sinjal për nevojën  urgjente të zgjidhes së krizës. Përqëndrohuni në zbatimin e refomrave dhe zgjidhni krizën ishte e prerë Oer.