Aksioni policor “Erasmus”, një i arrestuar, edhe 7 të dyshuar për mitmarrje

07.06.2016 10:18

Një profesor është arrestuar edhe 7 të tjerë janë të dyshuarit në aksionin të cilën MPB e realizon nën emrin “Erasmus” dhe e cila prej sot në mëngjes po zhvillohet në Fakultetin Ekonomik pranë universitetit Kirili dhe Metodi...

Sipas informatave fillestare dhe ende jo zyrtare, gjashtë nga të dyshuarit janë profesorë që kanë qenë të punësuar në fakultet, ndërsa dy persona llogariten si ndihmës.

Siç njoftuam më herët deri në këtë çast është arrestuar vetëm një person, profesori Bobek Shuklev.

Shtatë personat e tjerë akoma po kërkohen. Jozyrtarisht flitet se në mesin e personave që janë në kërkim gjendet edhe një anëtar i AShAM.

Këto persona dyshohen për pranim dhe dhënie të mitos, ndërmjetësim të paligjshëm, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vepra tjera korruptive.