Fillon testimi ekstern për vitin 2015/2016
Nga dita e sotme deri më 11 qershor do të zbatohet testimi ekstern...

Nga dita e sotme deri më 11 qershor do të zbatohet testimi ekstern i arritjeve të nxënësve për vitin shkollor 2015/2016 në sesionin e qershorit. Do të përfshihen 178.648 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme, të cilët do të testohen në 1972 lëndë, njoftoi Qendra Shtetërore e Provimeve.
QSHP paraprakisht e publikoi bazën e pyetjeve për të gjitha lëndët. Nxënësit testohen në dy lëndë për të cilat informohen tre ditë para provimit, kështu që nxënësit që do të testohen nesër, u informuan për lëndën që do të testohen të premten pasdite.
Për shkak të regjistrimeve në shkollat e mesme (28-29 qershor) rezultatet e testimit ekstern fillimisht do të publikohen për nxënësit e klasave të nënta (më 13 qershor), ndërsa për nxënësit e tjerë rezultatet do të publikohen më 17 qershor.
Testimi ekstern u vendos në vitin shkollor 2012/2013 me qëllim që të kontrollojë objektivitetin e arsimtarëve gjatë vlerësimit të suksesit të nxënësve. (mia.mk)
