Teknologji

Audi ia mësyn prodhimit të modelit RS1

25.03.2014 16:00

Kompania gjermane Audi nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e lansimit të variantit RS1...

Kompania gjermane Audi nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e lansimit të variantit RS1, pasi së fundmi është prezantuar edhe modeli S1/S1 Sportback.
 
Dizajneri i Audi S1, Frank Gruner, ka deklaruar para gazetarëve se adhuruesit e kësaj marke duhet të presin edhe disa muaj nëse dëshirojnë të shohin diçka të bukur, duke konfirmuar kështu ekzistimin e një modeli të tillë. Sipas gjitha gjasave do të ketë fuqi më të madhe motorike për dallim nga S1, duke prodhuar kështu 231 kuaj fuqi nga motori me 2.0 litra me katër cilindra TFSI.
 
Por nëse nuk do të ketë RS1, shanset janë të mëdha që të shohim një model të ngjashëm me atë të A1 Quattro, i cili doli në treg gjatë vitit 2012 dhe që u kufizua në prodhim të vetëm 333 njësive.
 
Ndërkaq udhëheqësi i grupit punues të S1, Ulrich Weirl, ka bërë të ditur se ekziston mundësi e lansimit edhe të një motori me të fort me 2.0 litra turbocharge me benzinë që mund të futet në A1.