Botë
Itali, ish-kryeministri Berlusconi shtrohet në spital
07.06.2016 14:35
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën, ka bërë të ditur zëdhënësja e partisë së tij...

Sipas saj, gjendja e Berlusconit, 79 vjeç, nuk është për t’u shqetësuar. Ndërsa një deklaratë e spitalit San Raffaele në Milano thotë se, “shtrimi në spital ishte i nevojshëm për shkak të një insufiçence kardiake”.
Zoti Berlusconi ka qenë katër herë kryeministër i Italisë, por që nga largimi nga detyra është dënuar nga gjykatat për evazion fiskal dhe dhënie rryshfeti.
Lideri i Forza Italia, që kishte një pajisje të tipit “pacemaker” në zemër, që iu instalua në moshën 70-vjeçare në Shtetet e Bashkuara, do t’i nënshtrohet kontrolleve në ditët e ardhshme, saktëson më tej spitali ku ai ndodhet./Top Channel
