Maqedoni

Administrata Gjyqësore nesër protesta para Ministrisë së Drejtësisë

07.06.2016 15:23

Administrata Gjyqësore nesër sërish do të protestojë para Ministrisë së Drejtësisë, duke insistuar në takim me ministrin, Valdet Xhaferi...

Administrata Gjyqësore nesër sërish do të protestojë para Ministrisë së Drejtësisë, duke insistuar në takim me ministrin, Valdet Xhaferi, për t’ia përcjellë atij kërkesën për rritjen e pagave prej 35%. Sindikata dhe Shoqata e Administratës Gjyqësore njëherit paralajmërojnë se nëse nesër nuk pranohen në takim nga ministri i Drejtësisë, do të kërkojnë edhe dorëheqjen e tij.
 
“Nëse Ministria ndjehet përgjegjëse para qytetarëve të saj, duhet të ulet dhe të bisedojë. Nëse edhe nesër nuk takohemi, do të thotë porosia e fundit e tyre është se e injorojnë grevën, që do të shkaktojë reperkusione tjera.”- deklaroi kryetari i Sindikatës së Administratës Gjyqësore, Pece Grujovski.
 
Për hapat e mëtejmë do të vendoset në mbledhjen e Sindikatës me organizatat sindikale pas protestës së nesërme, tha Grujovski. Krahas rritjes së pagave për 35%, ata kërkojnë edhe ndryshimin e Ligjit për shërbim gjyqësor dhe Administratë Publike.
 
GYLTENE SINANI