Botë

Zjarr në një periferi të Parisit, pesë të vdekur, 11 të lënduar

07.06.2016 16:43

Pesë persona kanë humbur jetën, ndërkohë 11 të tjerë kanë pësuar djegie në shumë pjesë të trupit pas një zjarri të rënë...

Pesë persona kanë humbur jetën, ndërkohë 11 të tjerë kanë pësuar djegie në shumë pjesë të trupit pas një zjarri të rënë mbi një bllok apartamentesh në afërsi të Stade de France në Saint-Denis, në periferi të Parisit.
 
Forcat zjarrfikëse e kishin të pamundur për të shpëtuar jetët e pesë viktimave. Ata për të neutralizuar situatën u përballën të paktën tre orë me flakët e zjarrit.
 
Ende nuk dihen arsyet e këtij incidenti, por ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, tha se shkaku i zjarrit është duke u hetuar dhe nuk e përjashton mundësinë që të jetë shkaktuar nga persona të organizuar. Zjarri shpërtheu pak ditë para kampionatit evropian, ku pritet të ketë sulme të mundshme terroriste.
 
Nga Ministria e Brendshme franceze deklarojnë se rreth 10 mijë forca policore dhe forca blu partnere nga vende të tjera, si dhe agjentë të huaj të shërbimeve të inteligjencës për të mbajtur situatën nën kontroll.
 
Megjithatë, Zyra e Jashtme e Britanisë përmes një postimi në ueb-faqen e saj zyrtare këshillon tifozët britanikë që të jenë vigjilent dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve franceze, sepse lokacionet e tyre mund të jenë caqe të mundshme për sulme terroriste.
 
Zyra e kryeministrit britanik, David Cameron, ka thënë se këshillat nuk janë përgjigje për ndonjë kërcënim të specifikuar, por vetëm për t’i informuar tifozët ashtu siç duhet.
 
Kampionati Botëror i Futbollit Euro 2016 nis këtë të premte në Francë dhe zgjat një muaj.
 
GAZMEND REXHEPI