Maqedoni
VMRO i përgjigjet LSDM-së: Vini kushte sepse keni frikë nga zgjedhjet
07.06.2016 17:01
VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në dhe liderin e saj, Zoran Zaev, për thellim të krizës në vend...

Sipas partisë së ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, LSDM është partia e vetme që ka frikë nga zgjedhjet, prandaj vazhdimisht kërkon pezullimin e zgjedhjeve.
“Këshilli qëndron, e paska uruar Zaevin, të falur për krim prej 8 milionë euro, i cili do ta malltretojë Maqedoninë edhe kush e di sa kohë, vetëm për të ik nga realiteti dhe e vërteta se populli nuk e pranon politikën e tij destruktive dhe manipuluese dhe nuk do të pajtohet që Zaev dhe LSDM ta drejtojnë shtetin.”- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Partia maqedonase në pushtet pyet Zaevin pse nuk ka kërkuar tërheqjen e faljes për rastin “Global” për të dëshmuar se ligji vlen për të gjithë qytetarët njësoj.
Reagimi i VMRO-së vjen menjëherë pasi Zoran Zaev paraqiti planin e tij për rikthimin e bisedimeve për dalje nga kriza, e që bazohet në dy kushte.
LSDM kërkon që Gjykata Kushtetuese ta konfirmojë kushtetutshmërinë e Ligjit për Prokurori Publike Speciale, si dhe lirimin e të gjithë qytetarëve të arrestuar në protestat e “Revolucionit laraman”.
SHPËTIM NUREDINI
