Asad sërish pretendon se do ta çlirojë Sirinë
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, sërish pretendon se do ta “çlirojë çdo centimetër” të shtetit nga grupet që janë duke e kundërshtuar regjimin e tij, përfshirë Edhe militantët e ISIS-it...

“Lufta jonë kundër terrorizmit po vazhdon derisa të çrrënjoset.”- ka thënë Assadi gjatë një fjalimi në parlamentin e sapozgjedhur.
Parlamenti është mbledhur për herë të parë prej muajit prill kur janë mbajtur zgjedhur në pjesët e territorit që kontrollohet nga qeveria, të cilat janë bojkotuar nga forcat opozitare.
Assadi ka thënë se situata në terren është shumë më e mirë se sa para disa muajve.
“Opsioni ynë i vetëm është fitorja, ndryshe Siria nuk do të ekzistoj më!”- ka shtuar ai.
Rusia i ka nisur sulmet ajrore në Siri në shtatorin e vitit të kaluar, duke i ndihmuar kështu forcat qeveritare që të rimarrin territore nga rebelët.
Fitorja më e madhe është shënuar në muajin mars, kur forcat siriane, të përkrahura nga sulmet ajrore të Rusisë, e kanë rimarrë qytetin e Palmirës nga grupi militant, “Shtetit Islamik”.
