Futboll

Bajerni kampion, nëse Borusia-Shalke del barazim

25.03.2014 17:07

Bajerni i Mynihut është pranë një tjetër rekordi në Bundesligë.Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola...

Bajerni i Mynihut është pranë një tjetër rekordi në Bundesligë.Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mund të festojë titullin kampion në Gjermani mbrëmjen e sotme shtatë javë përpara mbylljes së kampionatit. Bavarezët do të luajnë kundër Hertës së Berlinit dhe nëse fitojnë mbyllin matematikisht garën për titull.

Bajerni mund të festojë edhe nëse barazon apo humbet këtë sfidë, nëse ndjekësit më të afërt të Borusias së Dortmundit, nuk arrijnë të fitojnë “derbin” kundër Shalkes. Aktualisht Bajern ka 74 pikë kur kane mbetur 8 jave pa u luajtur e sotmja ndaj Herthes ne transferte, kurse Borusia ka 51 pike dhe eshte 23 pike pas bavarezeve.

Shalke mban vendin e trete me 50 pike. Nese Bajern humbet dhe te dyja skuadrat ne perplasjen Borusia-Shalke barazojne, atehere bavarezet shpallen kampion.

Nese Bajern humbet dhe nje nga keto te dyja fiton derbin, kampionati mbetet i hapur edhe per nje jave. Nese Bajern barazon dhe fiton Shalke, perseri kampionati mbetet i hapur. Bajern ka barazimin dhe humbjen ne xhep ne rast barazimi te derbit Borusia-Shalke.