Botë
Afera e përgjimeve në Shqipëri, gjykata pezullon drejtorin e Policisë së shtetit
07.06.2016 18:30
Pas publikimit ditë më parë të aferës së përgjimeve në Shqipëri, Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako...

Pas publikimit ditë më parë të aferës së përgjimeve në Shqipëri, Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe dy efektivë të tjerë, të akuzuar nga Prokuroria për shpërdorim detyre në lidhje me pajisjen e përgjimit.
Me vendimin nuk është pajtuar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka thënë se i jep publikisht mbështetjen personale, institucionale dhe madje edhe të kryeministrit, drejtorit Çako.
Përderisa kryetari i PDS-së, Lulzim Basha, ka kërkuar shkarkimin e vetë ministrit të Brendshëm, Tahiri.
LULJETA NDOKA
