Ahmeti, takim me Johanes Hajndell

08.06.2016 10:36

Sot në Ambasadën Gjermane në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka realizuar takim të me të dërguarin e posaçem te Ministrisë së Jashtme Gjermane, Johanes Hajndell...

Ne takim me liderin e BDI-se  Ali Ahmeti  u shkēmbyen opinione për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni dhe mënyrat për tejkalim të sfidave të mbetura.

Lideri i BDI-së Ahmeti i shtjelloi hapat e vazhdueshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim për tejkalim të ngërçit politik.

Z. Ahmeti konsideron që tërheqja e tërësishme e faljeve nga z. Ivanov mundëson dialog për përpilim dhe miratim të reformave prioritare.

Partitë politike duhet të angazhohen për miratimin e ligjeve dhe plotësimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare si dhe të mbështesin Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Prokurorinë Speciale që ta bëjnë punën e vet të përcaktuar me ligj.