Kërcënim me bombë, aeroplan i “Egyptair” aterim të detyrueshëm

08.06.2016 12:03

Një aeroplan i udhëtarëve i Kompanisë “EgyptAir”, që nga Kajroja fluturonte për në Pekin, e ka bërë një aterim emergjent në Uzbekistan për shkak të kërcënimit me bombë...

Zyrtarët egjiptianë thanë sot se aeroplani i tipit Airbus A320-220, me 135 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është evakuuar dhe janë zhvilluar kërkime pas aterimit në qytetin Urgenç të Uzbekistanit.

Sipas zyrtarëve egjiptianë, Kompania “EgyptAir” e kishte marrë një thirrje anonime që pretendonte se në aeroplan gjendet një bombë.

Nuk është gjetur kurrfarë materiali eksplodues dhe aeroplani më vonë e ka vazhduar fluturimin për Pekin.