“Revolucioni laraman” bllokon disa akse rrugore në kryeqendër

08.06.2016 12:16

“Revolucioni laraman” mesditën e sotme do të ndërmarrë aksion të madh në bllokimin e rrugëve të Shkupit...

Siç paralajmërojnë nga lëvizja “Protestoj”, do të bllokohen udhëkryqet te Pallati Gjyqësor, Kryqi i Kuq dhe udhëkryqi te Katedralja në Shkup.

“Lufta jonë vazhdon me bllokada të këtyre udhëkryqeve në qendrën e qytetit. Protesta jonë do të jetë e qetë dhe dinjitoze. Ne jetojmë në shtet të bllokuar, me qasje të bllokuar deri te drejtësia, me institucione të bllokuara nga partizimi. Do të pamundësojmë lëvizjen ashtu sikur ky pushtet me vite e pamundësoi barazinë përpara ligjit dhe lirinë e qytetarëve. Ju bëjmë thirrje që në mënyrë masovike t’i bashkëngjiteni kësaj proteste! Në vend që të hidhëroheni, fishkëlleni për mbështetje! Kujtohuni se, gjithçka që kërkojmë është drejtësi dhe barazi për të gjithë ne! Kjo është diçka që duhet çdokush ta përmbajë.”- thuhet në njoftimin e “Revolucionit Laraman”.