Turqi, sërish sulmohet policia me automobil-bombë

08.06.2016 13:18

Policia turke ka qenë sërish cak i një sulmi nga një automobil- bombë, prej ku njoftohet për disa të plagosur...

Bëhet fjalë për sulm ndaj Policisë në rajonin Midyat, në qytetin Mardin të Turqisë.

Në sulm kanë mbetur të plagosur një numër i madh personash, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe ambulancat. Po ashtu nga shpërthimi janë dëmtuar shumë ndërtesa.

Sulmi i sotëm vjen një ditë pasi një makinë-bombë sulmoi një automjet policor në Stamboll, duke vrarë 11 persona dhe plagosur 36 të tjerë.