Merkel ia kthen kritikat Turqisë për gjenocidin armen
08.06.2016 13:44
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbrëmë i ka kritikuar liderët e Turqisë...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbrëmë i ka kritikuar liderët e Turqisë për kritikat që u kanë bërë ligjvënësve gjermanë pas miratimit të rezolutës, me të cilën masakra ndaj armenëve në vitin 1915 nga Perandoria Osmane njihet si gjenocid.
“Ligjvënësit në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Gjermanisë janë zgjedhur në mënyrë të lirë pa përjashtim, dhe akuzat dhe deklaratat që janë bërë nga pala turke janë të pakuptueshme.”- ka deklaruar Merkel.
Gjermania, po ashtu e ka ftuar të ngarkuarin me punë të Turqisë në Ministrinë e Jashtme për të diskutuar për këtë çështje.
