Raporti i Indeksit Global të Paqes: Përkeqësohet dhuna globale, Maqedonia e 84-ta

08.06.2016 14:07

Sipas një studimi të ri të publikuar sot mbi Indeksin e Paqes Globale të Institutit për Ekonomi dhe Paqe...

Sipas një studimi të ri të publikuar sot mbi  Indeksin e Paqes Globale të Institutit për Ekonomi dhe Paqe, gjatë vitit të kaluar është shtuar dhuna në Lindjen e Mesme, ndërsa pjesa tjetër e botës ishte në masë të madhe në paqe .

Vendet që janë klasifikuar në fund të kësaj liste janë: Somalia, Afganistani, Iraku, Sudani Jugor dhe e fundit, e 163-ta, është Siria. Në këtë radhitje, Shqipëria është e 54-ta, Kosova e 77-ta, Serbia e 48-ta, Maqedonia e 84-ta. Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin 103.

“Terrorizmi është, po ashtu, në shkallën më të lartë të të gjitha kohërave, vdekjet nga luftërat janë më të larta në 25 vjet, ndërsa numri i refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur është në nivel që nuk është parë në 60 vjet.”- theksohet në studim.

Në raport, më tutje, theksohet se çmimi i dhunës ishte 13,600 miliardë dollarë, ose 13.3% të GDP-s në botë. Sipas këtij raporti, vendi më i sigurt në botë është Islanda, e pastaj radhiten: Danimarka, Austria, Zelanda e Re dhe Portugalia. (Gazmend Kurtishi, TVM2)