Maqedoni
Dështon takimi në Ministrinë e Drejtësisë, grevistët kërkojnë dorëheqjen e ministrit
08.06.2016 14:43
Përfaqësuesit e Administratës Gjyqësore nuk u pranuan nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi, prandaj protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit...

Brohoritja për dorëheqje u dëgjua pasi kryetari i Sindikatës së Administratës Gjyqësore, Pece Grujovski, i njoftoi protestuesit se edhe përkundër përpjekjeve nuk arritën të realizojnë takimin që e presin tanimë dy javë.
“Edhe përkundër përpjekjeve për vendosje të kontaktit telefonik me ministrin dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe përkundër kërkesës deri te të punësuarit e Ministrisë që të na përgjigjen, nëse janë këtu apo jo dhe a do të na pranojnë, ata nuk na u përgjigjën dhe nuk ia vlen më të mundohemi. Qëllimi i protestës ishte takimi me ministrin, meqë kjo nuk u realizua, ne bashkë me ju e përshëndesim me kërkesën për dorëheqje.”- deklaroi kryetari i Sindikatës së Administratës Gjyqësore, Pece Grujovski.
“Ne i kërkojmë të drejtat tona, ne i kërkojmë komplet si buxhetin si rrogat, orarin e punës, prandaj kemi ardhur të merremi vesh me ju, të bisedojmë me ju, po vijmë shumë kohë, por e mira është për ju që në këto kohë të vështira të na pranoni dhe të bisedojmë që të hyjmë në histori për të mirë.”- tha një administrator.
Greva e Administratës Gjyqësore do të vazhdojë – thonë sindikalistët - duke insistuar në rritjen e pagave për 35%, ndryshimin e Ligjit për shërbim gjyqësor dhe Administratë Publike.
Për arritjen e këtyre qëllimeve nga Sindikata e Administratës Gjyqësore paralajmërojnë edhe radikalizimin e protestës.
GYLTENE SINANI
