Botë

Miçigan-aksident, humbin jetën pesë çiklistë, u goditën nga një kamion

08.06.2016 15:10

Pesë çiklistë u vranë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur nga një aksident në Miçigan të ShBA-ve...

Çiklistët u goditën nga një kamion, shoferi i të cilit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak minuta më vonë.
 
Një zëdhënës i spitalit tha se një prej çiklistëve të plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tha se kamioni goditi me pjesën e përparme dhe disa prej çiklistëve fluturuan.
 
Drejtuesi i kamionit, një 50 vjeçar, u arrestua nga policia, ndërkohë autoritetet amerikane po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.