Maqedoni
Popovski nisi fushatën nga Karposhi
25.03.2014 18:29
Opsioni Qytetar për Maqedoninë, mbrëmë në komunën e Karposhit, para simpatizantëve të saj, e filloi fushatën presidenciale...

Opsioni Qytetar për Maqedoninë, mbrëmë në komunën e Karposhit, para simpatizantëve të saj, e filloi fushatën presidenciale.
Kandidati presidencial nga kjo parti, Zoran Popovski, theksoi se do të luftojë për përvetësimin e votave, me qëllim të fokusimit të interesave të qytetarëve, përkundër interesave partiake.
“Nga Maqedonia të bëjmë shtet me prosperitet dhe të respektuar në botë. Maqedonia e tillë do të jetë e sigurt dhe e integruar në sistemet siguruese. Nga Karposhi fitimtarë, guximshëm ecim drejt Maqedonisë fitimtare. Përsëris, ky është vendi prej ku fillojnë ndryshimet bazike të jetës politike të shtetit tonë. Iniciativë e cila është udhëhequr dhe drejtuar nga vet qytetarët e Maqedonisë. Sot vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Pas përkrahjes masovike nga bashkëqytetarët tanë, lindi kjo ide, e cila në thelb nënkupton fokus ndaj qytetarëve përkundër partive politike”, deklaroi kandidati për president, Zoran Popovski, nga Opsioni Qytetar për Maqedoni.
Ajo çka është e rëndësishme për këto zgjedhje, është që kryetari i shtetit t’i pëlqejë qytetarit të Maqedonisë, e jo Merkeli dhe Barosos, tha mes tjerash në fjalimin e tij lideri i partisë Opsioni Qytetar për Maqedoni, Stevçe Jakomovski.
Maqedonisë i duhet lider i cili do të rregullojë institucionet brenda shtetit dhe të krijojë drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët, si dhe të krijojë demokraci funksionale, ka thënë para të pranishmëve Stevçe Jakomovski, lider i partisë Opsioni Qytetar për Maqedoninë. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
